Kurti: Nuk e di cila do të jetë zgjidhja, por kemi thënë që e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese - Gazeta Express
string(103) "kurti-nuk-e-di-cila-do-te-jete-zgjidhja-por-kemi-thene-qe-e-respektojme-vendimin-e-gjykates-kushtetuese"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2025 14:06

Kurti: Nuk e di cila do të jetë zgjidhja, por kemi thënë që e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Lajme

Gazeta Express

06/08/2025 14:06

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një vizitë në QKUK ka folur edhe për bllokadën politike në vend. Kurti ka thënë se duhet të pritet edhe pak ditë deri në daljen e njoftimit të Gjykatës Kushtetuese për atë se si duhet të procedohet tutje, shkruan Express.

Kurti ka thënë se nuk e di cili do të jetë vendimi dhe zgjidhja që do të japë Kushtetuesja, por thotë se kanë deklaruar që do ta respektojnë vendimin.

 “Mendoj që duhet të presim edhe fare pak ditë, do të na njoftojnë se çfarë kanë menduar se do të ndodh pas 30 ditëve. S’e di cila do të jetë zgjidhja, por ne kemi thënë se e respektojmë aktgjykimin e Gjykatës KUshtetuese”, ka thënë Kurti.

“ Le të presime dhe pak ditë”, ka shtuar tutje./GazetaExpress/