Kurti nga Kodra e Trimave: Ata që do investojnë në prodhim, qeverinë do e kenë pranë - Gazeta Express
string(82) "kurti-nga-kodra-e-trimave-ata-qe-do-investojne-ne-prodhim-qeverine-do-e-kene-prane"

Zgjedhjet

Gazeta Express

03/06/2026 11:15

Kurti nga Kodra e Trimave: Ata që do investojnë në prodhim, qeverinë do e kenë pranë

Zgjedhjet

Gazeta Express

03/06/2026 11:15

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka ndarë video nga tubimi që ka pasur me qytetarë në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Kurti, ka thënë se qeveria do të jetë pranë atyre që në mandatin e ardhshëm do të investojnë në prodhim.

‘’Në 2021 veç një terminal doganor ka qenë i shtetit, në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, krejt të tjerët kanë qenë privat. Një nga një i kemi kthy në publik të shtetit, i fundit që u kthy është në mars sivjet. 11 terminale doganore, krejt janë të shtetit’’, ka thënë Kurti.

Postimi:

Në Kodrën e Trimave të njerëzve punëtorë që kanë kontribuar për Prishtinën, krejt Kosovën e mbarë kombin shqiptar.

Mandatin e ardhshëm ata që investojnë në prodhim, qeverinë do ta kenë pranë. 10 profile do të shtohen në arsimin dual. Vendimi që nënshkruam së fundmi i zbatimit të ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, i hap rrugë sistemit informativ shëndetësor. Gazifikimi i linjititit do shërbejë për prodhim të energjisë. Shtet për krejt, 116, qitja pikën!

Advertisement
Advertisement
Advertisement