Kurti mbrëmë vonë u takua me emisarin Peach, e falënderon për mbështetjen britanike - Gazeta Express
string(82) "kurti-mbreme-vone-u-takua-me-emisarin-peach-e-falenderon-per-mbeshtetjen-britanike"

Lajme

Gazeta Express

31/05/2023 15:48

Kurti mbrëmë vonë u takua me emisarin Peach, e falënderon për mbështetjen britanike

Lajme

Gazeta Express

31/05/2023 15:48

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se mbrëmë vonë ka pasë një takim me emisarin britanik, Stuart Peach, për të folur mbi situatën në veri të vendit.

Ai foli për arsyen e dërgimit të policisë në këtë zonë, derisa tha se është i gatshëm për takim të nivelit të lartë. Po ashtu, Kurti tha se ka falënderuar ata për mbështetjen.

Lexo Edhe:

“Kisha një takim mbrëmë vonë me Lord Stuart Peach për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit në veri. Theksova se qëllimi i dërgimit të policisë ishte vetëm për të mbajtur sundimin e ligjit. Ritheksova gatishmërinë time për bisedime të nivelit të lartë nën lehtësimin e BE-së. Gjithashtu, falënderova qeverinë britanike për mbështetjen e tyre”.