string(101) "kurti-i-tregon-edhe-audiences-nderkombetare-rreth-vendimit-per-ti-pranuar-migrantet-e-debuar-nga-shba"

Gazeta Express

11/06/2025 19:59

Kurti i tregon edhe audiencës ndërkombëtare rreth vendimit për t’i pranuar migrantët e dëbuar nga SHBA

Gazeta Express

11/06/2025 19:59

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka treguar në rrjetin “X” edhe audiencës ndërkombëtare për vendimin që shteti ynë do t’i pranojë përkohësisht 50 migrantë të dëbuar nga SHBA.

Ai njofton se “gjatë një viti, deri në pesëdhjetë persona mund të zhvendosen përkohësisht në Kosovë, me qëllim lehtësimin e kthimit të tyre të sigurt në vendet e tyre të origjinës. Qeveria e Kosovës do të ketë mundësinë të zgjedhë personat nga një grup i propozuar, me kusht që ata të plotësojnë kritere specifike që lidhen me sundimin e ligjit dhe rendin publik”.

“Qëndrimi i tyre do të menaxhohet dhe koordinohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, dhe ne do të punojmë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet përkatëse të SHBA-së gjatë gjithë procesit”, shton Kurti.

“Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat i palëkundur i Republikës së Kosovës”, shprehet Kurti.

Postimi i plotë: