"Kurti është lider i jashtëzakonshëm","Çka i duhet mençuria" - Përplasen Olluri e Kadaj-Bujupi - Gazeta Express
string(87) "kurti-eshte-lider-i-jashtezakonshemcka-i-duhet-mencuria-perplasen-olluri-e-kadaj-bujupi"

Lajme

Gazeta Express

24/06/2021 20:49

“Kurti është lider i jashtëzakonshëm”,”Çka i duhet mençuria” – Përplasen Olluri e Kadaj-Bujupi

Lajme

Gazeta Express

24/06/2021 20:49

Gazetari Parim Olluri dhe ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi janë përplasur në debat derisa po komentonin 3 muajt e parë të Qeverisë Kurti.

Olluri në Pressing të T7 ka përmendur paraqitjen e Kurtit pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron. Ai tha se Kurti zotohej për rënie të numrit të emigrimeve, ndërsa sipas Ollurit, kjo kishte ndodhur për shkak të pandemisë.

Lexo Edhe:

“Kurti flet për takimin dhe thotë që ia ka treguar presidentit francez sukeset që ka shënuar Kosova. Ka rënë drastikisht numri i emigrimeve, në kohë pandemie kur asnjë ambasadë  viza nuk lëshon. Kjo nuk është meritë e Qeverisë Kurti, është mashtrim”, ka thënë Olluri.

Tutje ai u kundërshtua nga ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi e cila tha se Kurti është lider i jashtëzakonshëm, është karizmatik dhe elokuent.

“Deshëm apo nuk deshëm të gjithë pajtohemi se Kurti është lider karizmatik është i dijshëm, elokuent. Me paraqitjen e tij brenda apo jashtë vendit ka cilësi të jashtëzakonshme, ka oratori”, tha Kadaj-Bujupi.

Ndërsa Olluri pyeti se çfarë i shërben mençuria një njeriu si Kurti që nuk ka arritur asnjë sukses gjatë 100 ditëve të qeverisjes.

“Një njeri i mençur dhe i dijshëm mos me shënu asnjë sukses gjatë 100 ditëve, çka i shërben ajo mençuri”,ka thënë Olluri./Express/