Dje, deputeti i listës Guxo, Fatos Geci, ka bërë një deklaratë skandaloze, ku gjatë seancës në Kuvend, tha se ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, do ‘’përcjell i njëjti fat’’ me atë të Naim Murselit, i cili u dënua për vrasjen e Liridona Ademajt.
Rreth kësaj është deklaruar kryeministri Albin Kurti. Ky i fundit, tha se, ai s’është ‘’kryetar i ndonjë komisioni disiplinor, aq më pak për dikë që i përket një partie tjetër’’, përcjell Gazeta Express.
‘‘Ju e dini qëndrimin tonë sa i përket Gjykatës Speciale, e cila është një gjykatë jo normale jo transparente. Ne jemi të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, bartëse e secilës ishte UÇK, dhe në pafajësinë e katër krerëve të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë. Ju ishit dëshmitarë që kryetarja e Kuvendit, ia tërhoqi vërejtjen ia ndërpreu fjalën deputetit edhe për shkak të gjuhës edhe për shkak të komentit që bëri. Unë jam vetëm kryetar i VV’së, dhe kryeministër, nuk jam edhe kryetar i ndonjë farë komisioni disiplinor, aq më pak për dikë që i përket një partie tjetër’’, ka thënë sot Kurti.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...