Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti ka shikuar mbrëmë bashkë finalen e Trepçës me Bashkimin në basketboll me kundërkandidatin e tij të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Bedri Hamza në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë.
Ata dy bashkë pas ndeshjes u panë duke shijuar disa ushqime që ishin përgatitur për këtë ndeshje.
“Patëm kënaqësinë dhe nderin që nga kuzhina jonë të përgatisim ushqim për Kryeministrin e vendit, z. Albin Kurti, dhe Kryetarin e Mitrovicës, z. Bedri Hamza”, shkroi iniciativa që çoi ushqimin atje.
Ajo ka shpërndarë edhe fotografitë e dy politikanëve bashkë.
Kurti mbrëmë uroi Trepçën për titullin e dytë radhazi dhe të gjashtin në histori.
“Përgëzime KB Bashkimit! Finalist dinjitoz që përkundër humbjes, i dha hijeshi kampionatit të sivjetmë me rivalitet të fortë. Urime Trepçës, qytetit të Mitrovicës dhe Torcidës, që edhe këtë herë ishin zemra e fitores”, shkroi ai./Express/