Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, tha se gjatë takimeve që zhvilloi me krerët institucionalë në Serbi ka folur edhe për përafrimin që duhet ta bëjë Serbia me politikën e jashtme të sigurisë me Bashkimin Europian si një vend kandidat.
Kallas tha se këtu përfshihet edhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe tha se kjo çështje po e pengon Serbinë në këtë drejtim, raporton Gazeta Express.
“E folëm [temën e përshtatjes së politikës së jashtme] edhe me qeverinë po ashtu dhe sigurisht një nga çështjet që u soll ishte që normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën në fakt po pengon përafrimin e politikës së jashtme të përbashkët. Po, nëse e shikon atë pjesë, është për t’u diskutuar, do të thosha. E ngrita këtë çështje dhe definitivisht është diçka që presim nga vendet kandidate”.
Kallas paraprakisht u pyet për takimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij në Moskë – një vizitë që u kritikua pikërisht për shpërputhjen e Serbisë me politikën e jashtme të BE-së.
“Veçse e kisha mundësinë të diskutoj vizitën në Moskë në Tiranë me presidentin Vuçiq dhe i shpreha pikëpamjet e mia, të cilat ishin shumë të qartë. Unë vërtet s’e kuptoj pse është e rëndësishme që të qëndrosh krah për krah me personin që po e zhvillon këtë luftë të tmerrshme në Ukrainë dhe presidenti Vuçiq e shpjegoi anën e tij të historisë. Pra, në kishim një diskutim të gjerë për këtë”, tha Kallas.
Kallas tha se linjëzimi i kësaj politike duhet të ndodhë nëse Serbia synon anëtarësimin në BE meqë duhet të punojnë bashkë.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...