Kurti dhe Peci ndjekin nga afër ecurinë e korrje-shirjeve të Suharekës - Gazeta Express
string(70) "kurti-dhe-peci-ndjekin-nga-afer-ecurine-e-korrje-shirjeve-te-suharekes"

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 10:07

Kurti dhe Peci ndjekin nga afër ecurinë e korrje-shirjeve të Suharekës

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 10:07

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, kanë ndjekur sot nga afër ecurinë e korrje-shirjeve në fshatin Sopijë të Suharekës, raporton Ekonomia Online.

Korrjet janë zhvilluar në arat e bujkut Gjema Beqiri, ku Kurti dhe Peci panë nga afër procesin e të korrave dhe u informuan për rrjedhën e punës, rendimentin e grurit dhe sfidat me të cilat përballen fermerët.