Kur topi ndalet në harkun e koshit! - Gazeta Express
string(34) "kur-topi-ndalet-ne-harkun-e-koshit"

Kur topi ndalet në harkun e koshit!

Basketboll

Gazeta Express

12/06/2022 10:14

Ngjarjet e pazakonta janë të përditshme në botën e sportit.

Por, kjo për të cilën po flasim tash është vërtetë e rrallë.

Lexo Edhe:

Në ndeshjen e organizuar nga FIBA, ku përballen tre kundër tre, rezultati i ndeshjes Republika Çeke – Rumania doli në plan të dytë pas asaj që e panë të gjithë, shkruan “Gazeta Express”.

Në fakt, lojtarja me numër 23 gjuan nga prapa, dhe topi befasisht pasi disa “kalimeve” nëpër kosh, mbeti në hark dhe u ndal aty, siç mund ta shihni në video duke klikuar KETU

Të gjithë mbetën gojëhapur me atë që e panë, ndërsa më pas e larguan topin dhe loja vazhdoi.

Por, ky rast pa dyshim se do të mbetet si njëri prej momenteve më të pazakonta në basketboll dhe nuk do të harrohet lehtë. /Gazeta Express/