Paul Scholes ka rikujtuar një nga paraqitjet më mbresëlënëse në historinë e Old Trafford, atë të Kakás kundër Manchester United në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Ish-mesfushori anglez tregoi se Sir Alex Ferguson ua kishte bërë të qartë lojtarëve planin para ndeshjes ndaloni Kaká-n dhe do të shkoni në finale.
“Milani kishte yje si Nesta, Maldini, Seedorf, Pirlo dhe Inzaghi, por gjithçka rrotullohej rreth Kaká-s. Po përpiqeshim të ndalonim një lojtar nga një botë tjetër,” tha Scholes.
Ai shtoi se shumë pak lojtarë kanë lënë gjurmë në Old Trafford, por Kaká ishte një nga ato përjashtime të rralla që dominoi për 90 minuta të plota, duke shkruar historinë me fanellën me numrin 22. /GazetaExpress