Kur do të ndodh takimi mes njerëzve dhe alienëve? Çfarë thonë bastoret - Gazeta Express
string(69) "kur-do-te-ndodh-takimi-mes-njerezve-dhe-alieneve-cfare-thone-bastoret"

Mistere

Gazeta Express

30/04/2021 1:20

Kur do të ndodh takimi mes njerëzve dhe alienëve? Çfarë thonë bastoret

Mistere

Gazeta Express

30/04/2021 1:20

Raporti i Pentagoni për një UFO që e kishin hasur ata ka bërë që shumë njerëz të vënë bast për një takim në mes të njerëzve dhe alienëve mujave apo viteve të ardhshëm

Ish Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump thuhet se i kishte dhënë urdhër drejtorit të intelegjencës kombëtare që të bëj një raport për objektet “e paindetifikuar dhe fenomenet e tjera ajrore” apo “mjetëve ajrore jo normale” pas lirimit nga pandemia Covid-19 vitin e kaluar. Kjo rezultoi edhe me një raport që u lansua më 1 qershor, me John Ratcliffe që kishte dhënë shenja se do të tregonte informata të pa para deri me tani në lidhje me prezencën e UFO-ve.

Lexo Edhe:

Derisa ky lajm po shkonte drejt raportimit për UFO-të dhe alienët, bastorja si Paddy Power ka hedhur në bast takimin në mes të njerëzve dhe jashtëtokësore.

Ata ofruan kuotën 21.00 që jashtëtokësorët do të shfaqen këtë vit, një rënie nga 201.00 para paralajmërimit të Pentagonit.

Paddy Power po ashtu solli një kuotë prej 51.00 që alienët do të zbulohen para fundit të muajit.

Një luftë në mes të jashtëtokësorëve dhe njerëzve është vënë po ashtu në bastore me kuotë 501.00.

Një bast tjetër po ashtu është në dispozicion 8.00 që do të zbulohet një civilizim alien deri në vitin 2030.

Paddy Power po ashtu e ka një bast me kuotë 51.00 që Elon Musk është takuar me UFO-të.

Duke folur për Daily Star, një zëdhënës i Paddy Power me humor ka thënë: Ne sapo kemi filluar që të shohim pak dritë në fund të tunelit dhe shpresojmë që jeta shpejt do t’i kthehet normalitetit, kështu që gjëja e vetme që tani duhet të frikësohemi është një pushtim alien.

Ish drejtori i inteligjencës, Ratcliffe kishte thënë se janë hasur disa objekte UFO të pashpjegueshme dhe i tha gazetares, Maria Bartiromo të Fox News se disa raporte janë duke u analizuar nga ekspertët, transmeton GazetaExpress.

“Në disa raste ne nuk kemi shpjegimet e duhura për disa gjëra që kanë ndodhur dhe ne i kemi parë, kur këto informata të deklasifikohen, unë do të mund të flas për to”, kishte thënë ai.

Ai po ashtu tha se raporti, që do të lansohet nga Pentagoni dhe agjencitë federale të SHBA-së, do të përfshinë “të gjitha këto fenomene, në tërë botën”.

“Kur ne kemi folur për këto objekte, një gjë tjetër që do ju tregoj, nuk është vetëm një pilot që ka hasur në to apo një satelitë apo ndonjë koleksion i inteligjencës”, shtoi Ratcliffe.

“Zakonisht, ne kemi shumë sensor që kapin këto gjëra”.

Megjithatë, ata që besojnë në UFO duhet të presin para se të deklasifikohet raporti për objektet jashtëtokësore.

“Mund të këtë më shumë pyetje apo pyetje të reja para se ne të japim përgjigje për një fakt”, ka thënë senatori republikan i Floridas, Marco Rubio për Fox Business.

“Por, mund të them se ajo që është raportuar ka qenë më seriozja deri tani”.

“Shikoni, ka një stigmë për këtë. Në rregull, kur një pilot i ushtrisë do të raporton se ka parë diçka të pazakonshme, atyre ju thuhet, duhet ta takoni oficerin e tij, pastaj e dini, ata kontrollohen në kokë dhe ju thuhet se nuk kanë parë asgjë…”.

“Ne nuk kemi nevojë për të tilla nocione të paramenduar më për të pyetur është apo nuk është e vërtetë ajo që ai thotë”. /GazetaExpress/