James Milner është pranë thyerjes së rekordit të Premierligës për paraqitjet më të shumta, pasi ka kaluar shifrën e 652 ndeshjeve.
Mesfushori/mbrojtësi i Brighton, 40-vjeçar, është vetëm dy ndeshje larg rekordit të Gareth Barry prej 653 paraqitjesh.
Me shumë ndeshje që mbeten këtë sezon, përveç nëse ndodh ndonjë lëndim, thuajse është e sigurt që ish-lojtari i Liverpool do të thyejë rekordin e ish-shokut të tij tek Aston Villa dhe Manchester City.
Në ndeshjen e fundit, Milner ishte në stol për ndeshjen e Brighton kundër Everton.
Paraqitja e tij nga stoli në minutën e 96-të bëri që fituesi i trefishtë i Premierligës të ketë nevojë vetëm për një paraqitje tjetër për të barazuar Barry, dhe dy paraqitje për të marrë rekordin.
Duke marrë parasysh programin e Brighton – ata luajnë me Crystal Palace më 8 shkurt – data më e hershme që Milner mund të thyejë rekordin është 11 shkurt kundër Aston Villa, një nga klubet e tij të mëparshëm.
Pas ndeshjes së së shtunës, Brighton ka 14 ndeshje të mbetura në ligë këtë sezon, që do të thotë se Milner është në një pozitë të mirë për të marrë vendin e parë në tabelën e paraqitjeve.
Ai aktualisht renditet i dyti, me Ryan Giggs (632 paraqitje) në vendin e tretë.
Frank Lampard (609) dhe David James (572) kompletojnë pesëshen e parë.
Më pas vijnë portieri australian Mark Schwarzer (544), Gary Speed (535), Emile Heskey (516), Jamie Carragher (508) dhe Phil Neville (505) që plotësojnë top-10.
Këtë sezon, Milner ka marrë pjesë në 13 ndeshje të Premierligës, duke shënuar një gol dhe një asist.
Ai debutoi në Premierligë në nëntor 2002, duke luajtur për Leeds kundër West Ham. Në atë kohë, 16 vjeç dhe 309 ditë, ai ishte lojtari i dytë më i ri në historinë e Premierligës.
Milner ka luajtur për gjithsej gjashtë klube, duke kaluar nga Leeds, qyteti i tij, te Newcastle, para se të luante për Aston Villa, Manchester City, Liverpool dhe tani Brighton./GazetaExpress/