Kundërshtari i Vuçiqit u drejtohet serbëve: Referendumi do të shpallet i suksesshëm pavarësisht se si do të votoni - Gazeta Express
string(113) "kundershtari-i-vuciqit-u-drejtohet-serbeve-referendumi-do-te-shpallet-i-suksesshem-pavaresisht-se-si-do-te-votoni"

Kundërshtari i Vuçiqit u drejtohet serbëve: Referendumi do të shpallet i suksesshëm pavarësisht se si do të votoni

Lajme

Gazeta Express

16/01/2022 10:26

Kryetar i Partisë Republikane në Serbi dhe kandidati për President në zgjedhjet e 3 prillit, Nikola Sandulovic, u ka bërë thirrje serbëve të mos votojnë në referendum pasi thotë se ky organizim është gënjeshtër dhe manipulim për qytetarët.

Sandulovic shkruan në profilin e tij në Facebook, transmeton Express, se të gjithë e dinë se referendumi do të vjedhet dhe do të shpallet i sukseshëm çfarëdo që qytetarët të rrumbullaksojnë, pavarësisht nëse kanë dalë apo jo në votime.

Lexo Edhe:

Ai thotë se qytetarëve u kanë dërguar SMS për të rrumbullaksuar opsionin “po”, për çështjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe prokurorisë atje.