Kundër Rezolutës: Me flamuj të Rusisë e Serbisë dhe bluza me shkronjë Z, fashistët serbë dhe pro-rusë bllokuan rrugët e Podgoricës - Gazeta Express
string(128) "kunder-rezolutes-me-flamuj-te-rusise-e-serbise-dhe-bluza-me-shkronje-z-fashistet-serbe-dhe-pro-ruse-bllokuan-rruget-e-podgorices"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2024 7:10

Kundër Rezolutës: Me flamuj të Rusisë e Serbisë dhe bluza me shkronjë Z, fashistët serbë dhe pro-rusë bllokuan rrugët e Podgoricës

Lajme

Gazeta Express

23/05/2024 7:10

Dje janë mbledhur grupe e qytetarë që protestojnë vendimin e qeverisë së Malit të Zi për mbështetjen e Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara të mërkurën, rezolutë e cila pritet të kalojë sot.

Sipas raporteve të mediave malazeze para ndërtesës së qeverisë në kryeqytet janë parë edhe forca të shumta të policisë derisa protestuesit e mbledhur bërtasin ‘tradhti, tradhti’.

Lexo Edhe:

Protestuesit mbanin në duar flamuj të Rusisë, Serbisë, bluza me shkronjë Z, ku janë mbledhur organizata pro-serbe. Mes tyre edhe dega e grupit famëkeq fashist rus ‘Ujqërit e Natës’.

Në mesin e parullave shihen edhe të tilla me përmbajtje ultra-nacionaliste të krishtera si ‘luftëtarët e Krishtit’ dhe ‘Graçanica’ me domethënie të hapur të ambicieve fashiste.