Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në pjesën lindore të Parkut Natyror të Munellës, në zonën e Majës së Zezë, Kukës. Flakët janë përhapur shpejt për shkak të erërave të forta dhe terrenit të vështirë malor, duke vështirësuar ndërhyrjen. Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 10 punonjës zjarrfikës, 5 të Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe banorë lokalë.
Dëmet në pyll janë të konsiderueshme, por nuk ka rrezik për zonat e banuara pasi vatra është larg tyre. Autoritetet apeluan për kujdes të shtuar për shkak të temperaturave të larta dhe thatësirës, duke paralajmëruar ndëshkime për zjarrvënie të qëllimshme ose nga pakujdesia.