Kuka: Me pak fat do t’i kishim tri medalje olimpike, Akili për mua është medalist - Gazeta Express
string(78) "kuka-me-pak-fat-do-ti-kishim-tri-medalje-olimpike-akili-per-mua-eshte-medalist"

Sporte tjera

Gazeta Express

04/08/2021 11:00

Kuka: Me pak fat do t’i kishim tri medalje olimpike, Akili për mua është medalist

Sporte tjera

Gazeta Express

04/08/2021 11:00

Akil Gjakova ishte njëri prej pesë xhudistëve të Kosovës që mori pjesë në Lojërat Olimpike. Xhudisti pejan bëri paraqitje të mira dhe përfundoi në vendin e shtatë, por që nuk arriti të fitonte medalje si motra e tij, Nora Gjakova dhe garuesja tjetër, Distria Krasniqi.

Lexo Edhe:

Trajnerit Driton Kuka i ka mbetur merak medalja e Akilit, pasi ai ishte shumë afër ta fitonte atë. Sidoqoftë, trajneri i suksesshëm e ka përgëzuar garuesin e tij për paraqitjet dhe thotë se për të, Akili veçse është një medalist olimpik.

“Akil Gjakova vendi 7 në Lojëra Olimpike! Ju deshën tri fitore për të ardhur në 8 e parë. Ishte i shkëlqyeshëm në çdo aspekt. Medaljet e Disit e Norës e qitën Akilin pak nën hije por rezultati i tij është i jashtëzakonshëm! Me pak fat do kishim medaljen e tretë për ekipin tonë por do vazhdon tutje Akili i cili sivjet rrëmbeu titullin e Kampionit Evropian. Akil për mua je medalist sepse medaljen e meritove, fati sportiv ishte pak sa kundër nesh por do vazhdojmë tutje!”, ka shkruar Kuka në rrjetet sociale.

Akil Gjakova, kampion i Evropës në xhudo është garuesi më i mirë i këtij sporti në Kosovën e pasluftës. /Gazeta Express/