Kuka me lot në sy bëri gati letrën për Majlindën - Gazeta Express
string(60) "kuka-me-lot-ne-sy-beri-gati-letren-lamtumirese-per-majlinden"

Sport

Gazeta Express

07/12/2021 20:59

Kuka me lot në sy bëri gati letrën për Majlindën

Sport

Gazeta Express

07/12/2021 20:59

Driton Kuka, i ftuar në emocionin Pressing me Leonard Kerqukun, ka rrëfyer për historinë me kampionin Olimpike, Majlinda Kelmendi, që mbrëmë edhe zyrtarisht u pensionua nga sporti i xhudos.

Për Kukën, që ka kaluar shumë me Majlindën dhe ka fituar shumë medalje, më të veçantë atë Olimpike, pensionimi i Kelmendit ka qenë shumë i rëndë.

Lexo Edhe:

“Prej momentit kur kemi vendos që gara e fundit e saj me qenë në Tokio, ka qenë e vështirë për mua, sepse s’mund ta imagjinoja se si Majlindën s’mund ta kemi në gara”, u shpreh Kuka.

Më pas ia tregoi për letrën që shkroi dhe të cilën do të lexonte në pensionimin e Majlindës.

Se sa e vështirë ishte për të, tregon edhe fakti se ai thotë se qau shumë në shtëpi dhe ata lot, ato emocione e përcollën edhe në ceremoninë zyrtare të organizuara nga presidentja, Vjosa Osmani.

Sido që të jetë, sipas tij, ishte diçka që do të ndodhë një ditë dhe sot më shumë i gëzon fakti se ajo ka ngritur flamurin e Kosovës në shumë vende të botës, edhe në vende që nuk e njohin Kosovën.

Për nder të xhudistes më të suksesshme kosovare, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka organizuar një ceremoni shtetërore.

Osmani e dekoroi Majlinda Kelmendin me urdhrin “Shotë Galica”.

Majlinda konsiderohet si sportistja më e madhe që e ka pasur ndonjëherë Kosova, shkruan “Gazeta Express”.

Ajo e arriti kulmin e karrierës në vitin 2016 kur ia solli Kosovës medaljen e parë të artë olimpike nga “Rio 2016”.

Ndër të tjera, ajo është shpallur dy herë kampione botërore dhe katër herë kampione evropiane.

Në total, Majlinda i ka fituar 46 trofe në sportin e xhudos. Në gara të rëndësishme, ajo i ka koleksionuar 29 medalje të arta, 6 të argjendta dhe 9 të bronzta. /Gazeta Express/