Kujdes sot kur të dilni jashtë: Cilësia e ajrit është shkatërruese - Gazeta Express
string(65) "kujdes-sot-kur-te-dilni-jashte-cilesia-e-ajrit-eshte-shkaterruese"

Gazeta Express

08/12/2019 9:15

Kujdes sot kur të dilni jashtë: Cilësia e ajrit është shkatërruese

Gazeta Express

08/12/2019 9:15

Edhe sot si gati çdo ditë të ftohët, cilësia e ajrit në Prishtinë është e pashëndetshme.  Aktualisht në kryeqytet, niveli ndotës shënon 134 AQI, sipas të dhënave nga matësi i ambasadës amerikane, shkruan Express.

 Kjo ndotje është e pashëndetshme.

Nga ajo që është vlerësuar nga institucionet përgjegjëse, shkaktari kryesor i ndotjes në Kosovë janë termocentralet, mirëpo edhe përdorimi i thëngjillit si lëndë djegëse.

Prishtina sot

Vitin e kaluar për një problematikë të tillë ishte protestuar në kryeqytet, kur ndotja e ajrit kishte kaluar të gjithë përmasat dhe Prishtina ishte radhitur si kryeqyteti i parë në botë me cilësi të rrezikshme të ajrit.

E Kosova kujtohet për mjedisin vetëm gjatë muajve të dimrit, kur Prishtina dhe rrethina ngufaten prej ajrit të ndotur. Në kohën e temperaturave të acarta vlon debati për ndotjen në rrjete sociale./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement