Kuba goditet nga një tërmet i fuqishëm, qytetarët dalin nën panik nga banesat! Ndihet deri në Florida, ja sa ishte forca dhe raportimet e para - Gazeta Express
string(139) "kuba-goditet-nga-nje-termet-i-fuqishem-qytetaret-dalin-nen-panik-nga-banesat-ndihet-deri-ne-florida-ja-sa-ishte-forca-dhe-raportimet-e-para"

Lajme

Gazeta Express

08/06/2026 22:42

Kuba goditet nga një tërmet i fuqishëm, qytetarët dalin nën panik nga banesat! Ndihet deri në Florida, ja sa ishte forca dhe raportimet e para

Lajme

Gazeta Express

08/06/2026 22:42

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë goditi sot brigjet veriperëndimore të Kubës (8 qershor), sipas Qendrës Kombëtare për Kërkime Sizmologjike (Centro Nacional Investigaciones Sismológicas / CENAIS).

Epiqendra ishte rreth 100 kilometra në veriperëndim të qytetit të Mantuas dhe thellësia fokale u vlerësua në 20 kilometra.

Sipas AFP, tërmeti ishte i gjatë në kohë dhe shumë banorë dolën në rrugë në panik.

“Në fillim, ndjeva sikur po më rrotullohej koka. Nuk më shkoi ndërmend se ishte një tërmet. Nuk kisha përjetuar kurrë diçka të tillë më parë”, tha Carmen Delgado, një ekonomiste 47-vjeçare nga Havana, duke shtuar, “sapo kuptuam se çfarë po ndodhte, dolëm shpejt”.

Tërmeti u ndje deri në Florida, në skajin juglindor të Shteteve të Bashkuara.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS), Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) dhe Qendra Gjermane e Kërkimeve të Gjeoshkencave (GFZ) vlerësuan se tërmeti kishte një magnitudë prej 6.1 ballësh.

Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose dëme të konsiderueshme. Gjithashtu as alarm për tsunami të mundshëm. /Panorama.

Advertisement
Advertisement
Advertisement