"Ku mbetën edhe 20 euro", HANDIKOS kërkon sqarime nga ministri Murati - Gazeta Express
string(87) "ku-mbeten-edhe-20euro-handikos-kerkon-sqarime-nga-ministri-muratiku-mbeten-edhe-20-euro"

“Ku mbetën edhe 20 euro”, HANDIKOS kërkon sqarime nga ministri Murati

Lajme

Gazeta Express

08/10/2024 23:19

Organizata joqeveritare HANDIKOS, e cila përfaqëson dhe përkrahë personat me aftësi të kufizuara në Kosovë  ka kërkuar sqarime nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) në lidhje me rritjen e pensioneve nga Qeveria e Kosovës.

Përmes një reagimi në Facebook kjo organizatë  kërkon të dijë se ku u “zhdukën” 20 euro për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë me rritjen e fundit të pensioneve prej 20%.

Lexo Edhe:

Bashkë me postimin e organizatës është edhe tabela e publikuar nga ministri Hekuran Murati:

Postimi i plotë:

Kërkesë për sqarim nga MFPT rreth rritjes prej 20% të pensioneve për grupet e personave Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë;

HANDIKOS ka mirëpritur rritjen e pensioneve për grupet e personave me aftësi të kufizuara, ndonëse konsiderojmë që kjo do të duhej të bëhej në bazë të ndonjë vlerësimi të nevojave të grupeve të shoqërisë dhe jo në mënyrë lineare për të gjithë, pasiqë nevojat janë të ndryshme.

Në anën tjetër, sipas Ligjit, personat Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë, grupi I, deri më tash kanë përfituar si në vijim:

150€ (personi) + 150€ (kujdestari)+ 75€ (barna dhe materiale) = 375 €

Ndërsa tani me këtë rritje, sipas kalkulimeve tona do të duhej të ishte:

150 +20% = 180€ (personi)

150 +20% = 180€ (kujdestari)

75 + 20%= 90€ (barna dhe materiale). Totali 450€ dhe jo 430€.

Mirëpo në të dhënat e djeshme të MFPT është paraqitur shuma 370, në vend të 375, për çka kërkojmë që nëse ka qenë lëshim teknik, të sqarohet dhe përmirësohet, meqë ka shkaktuar konfuzion në publik.

(Shih më poshtë tabelën e publikuar nga ministri Hekuran Murati).