Kandidati për kryetar i Prishtinës, Uran Ismaili, në një intervistë për RTV Dukagjini, është sfiduar edhe me pyetje të qytetarëve. Një prej tyre e ka pyetur se ku ndodhet “Mahalla e shkrumave”.
Ismaili është përgjigjur, duke thënë se kjo lagje ndodhet para se të futesh në Kodrën e Trimave e ku ndodhet një rrugë e shtruar me kalldrëm.
Megjithatë ai thotë se nuk e di nëse ajo lagje vazhdon të quhet me atë emër.
Një pyetjet tjetër ka qenë se ku ndodhet vendi i quajtur “Fusha e Pajtimit”, të cilës Ismaili i është përgjigjur.