KSHZ Maqedoni njofton për daljen në votime deri në ora 17:00 - Gazeta Express
string(59) "kshz-maqedoni-njofton-per-daljen-ne-votime-deri-ne-ora-1700"

Ballina

Gazeta Express

20/08/2022 19:25

KSHZ Maqedoni njofton për daljen në votime deri në ora 17:00

Ballina

Gazeta Express

20/08/2022 19:25

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka publikuar të dhënat për daljen e qytetarëve në votime në tre komunat në të cilat sot mbahen zgjedhje.

Nga KSHZ njoftojnë se deri në ora 17:00 në Tetovë kanë votuar 27.79 përqind e qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore, ose 23.366 votues.

Ndërsa në Qendër Zhupë dalja është 41,71% , kurse në Mavrovë-Rostushë deri në ora 17:00 kanë votuar 44%.

Në Tetovë votohet për këshilltarë të rinj të Komunës së Tetovës, ndërsa në Komunën e Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë votohet edhe për kryetarë komune.