Kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako ështe paraqitur këtë të premte në SPAK.
Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së kryebashkiakes së Durrësit në SPAK.
Burime të pakonfirmuara bëjnë me dije se Emiriana Sako do të pyetet në lidhje me kontratat për inceneratorin e Tiranës.
Sot në SPAK u paraqit edhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi. Pas daljes nga SPAK, Agaçi tha për mediat se u mor në pyetje për inceneratorin e Tiranës.