Kreu i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka reaguar pas vdekjes së vëllait të tij, Adem Latifit, si pasojë e virusit COVID-19, shkruan Express.
Latifi thotë se është shumë e rëndë ndarja me vëllain, derisa ka thënë se Ademi ka qenë shtylla e familjes.
Ai gjithashtu ka treguar se ceremonia e varrimit do të bëhet sot në orën 18:00.
Shkrimi i plotë:
Të nderuar familjarë, miq e dashamirë!
Me dhimbje të thellë ju njoftoj se sot ka ndërruar jetë vëllai im Adem (Malush) Latifi.
E rëndë, shumë e rëndë ndarja nga ti, baca Adem!
Më ishe më shumë se vëlla. I gatshëm të përqafoje idetë përparimtare dhe gjithmonë i preokupuar për të mirën e përgjithshme. Ishe shtyllë e fortë ku mbështetej familja jonë. I thjeshtë, parimor dhe i përmbajtur si rrallë të tjerë, i kreve pa u ndjerë obligimet familjare e shoqërore me përkushtim. Dallgët e jetës të goditën, por nuk u theve dot. Të mposhti sëmundja që po bën kërdi në mbarë botën, por tani e kuptuam edhe më mirë sa shumë të kemi dashur. Mungesën tënde do ta ndjejmë, jo vetëm ne familjarët, por edhe shoqëria e ngushtë dhe e gjerë.
Shembull i punës e i përkushtimit për të mirën e përgjithshme dhe punëtor i pafjalë e shembullor.
Varrimi bëhet sot me datë 1 gusht 2020 në ora: 18:00, në varrezat e fshatit Ratkoc.
Prehu në paqe, baca im Adem!
Të pikëlluar familja Latifi!
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...