Kryenegociatori i ri i Kosovës takohet me shefat e misioneve të shteteve anëtare të BE’së në Kosovë për “ecurinë e integrimit” - Gazeta Express
string(123) "kryenegociatori-i-ri-i-kosoves-takohet-me-shefat-e-misioneve-te-shteteve-anetare-te-bese-ne-kosove-per-ecurine-e-integrimit"

Gazeta Express

15/04/2026 17:58

Kryenegociatori i ri i Kosovës takohet me shefat e misioneve të shteteve anëtare të BE’së në Kosovë për “ecurinë e integrimit”

Gazeta Express

15/04/2026 17:58

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Europian dhe Koordinatori Kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, Jeton Zulfaj, ka zhvilluar një takim njoftues me shefat e misioneve të shteteve anëtare të BE’së në Kosovë. 

ZKM tha se takimi u zhvillua me ftesë të Eva Palatová, Ushtruese e Detyrës së Shefes së BE-së në Kosovë.

“Diskutimi u përqendrua në ecurinë e procesit të integrimit të Kosovës në BE, progresin në zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (RGF), si dhe në nevojën për forcimin e koordinimit institucional dhe garantimin e zbatimit të qëndrueshëm të reformave”, thuhet në njoftim.

Kryenegociatori falënderoi BE-në dhe shtetet anëtare për ndihmën dhe kontributin në zhvillimin e Kosovës dhe theksoi se “fokusi i tij kryesor do të jetë avancimi drejt statusit kandidat dhe hapja e negociatave si hapa të natyrshëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian”.

Zulfaj ritheksoi se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është një përpjekje e përbashkët. Kosova është e linjëzuar me politikën e jashtme të BE-së, ndan vlerat e përbashkëta evropiane, prin në rajon në indekset e avancimit demokratik dhe ka mesatare të lartë të zhvillimit ekonomik, andaj avancimi drejt anëtarësimit në BE është hap i natyrshëm dhe i merituar.

ZKM tha se takimi ofroi hapësirë për diskutim të hapur mbi sfidat dhe mundësitë përpara, si dhe rëndësinë e dinamizimit të procesit dhe të bashkëpunimit institucional në funksion të avancimit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Advertisement
Advertisement
Advertisement