Kryemyftiu Tërnava vizitë te familja e Hashim Thaçit: Gjykata Speciale, një padrejtësi e madhe - Gazeta Express
string(92) "kryemyftiu-ternava-vizite-te-familja-e-hashim-thacit-gjykata-speciale-nje-padrejtesi-e-madhe"

Lajme

Gazeta Express

28/06/2022 22:44

Kryemyftiu Tërnava vizitë te familja e Hashim Thaçit: Gjykata Speciale, një padrejtësi e madhe

Lajme

Gazeta Express

28/06/2022 22:44

Naim Tërnava, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka vizituar familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Skenderajt.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim të lëshuar nga BIK-u. Tërnava nga Buroja e ka quajtur Gjykatën Speciale si një padrejtësi të madhe që po i bëhet Kosovës dhe ish-krerëve të UÇK-së.

Lexo Edhe:

Kjo është komunikata e plotë:

Myftiu Tërnava vizitoi familjen e Presidentit Thaçi në Burojë të Skenderajt

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka vizituar sot familjen e Presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Skenderajt, ku u mirëpritë nga Haxhi Thaçi, babai i Presidentit Hashim Thaçi i cili aktualisht është në Hagë.

Fillimisht, Myftiu Tërnava, përgëzoi babin e Presidentit Thaçi për gjendjen e tij të shkëlqyer shëndetësor, duke lutur Zotin që të gjithë ata që gjendën në Hagë të jenë mirë më shëndet dhe të kthehen sa më parë në vendin tonë.

“Më erdhi mirë fillimisht që babai i Presidentit Thaçi ishte jashtëzakonisht mirë me shëndet dhe kjo na gëzon, por edhe lusim Zotin që edhe ata që gjenden në Hagë të jenë mirë me shëndet si dhe sa më shpejt të kthehen në Kosovë, për shkak se vendi ynë ka çdo herë nevojë për çlirimtarët e vendit”, tha ai.

Myftiu Tërnava shtoi se ajo me çfarë po përballët presidenti Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë Gjykata Speciale në Hagë është një padrejtësi e madhe që po iu bëhet atyre.

“Ne kemi presidentin, por edhe të tjerët në Hagë, e që është një padrejtësi shumë e madhe që ata gjenden atje. Është djali i juaj dhe edhe unë jam prind, e kuptoj se çka është të mos e kesh për momentin këtu, mirëpo edhe shkuarja atje përgjigja pozitive e asaj ftese ka treguar një burrëri, një gatishmëri që ai të përballet me ato akuza të paqena. Ende pa dal në gjyq historia po i demaskon ato. Është një zgjatje e pakuptueshme e procesit që po ndodhë atje”, tha Myftiu Tërnava në familjen Thaçi.