Kryeministri Kurti racional, opozita e pabesueshme - Gazeta Express
string(49) "kryeministri-kurti-racional-opozita-e-pabesueshme"

Kryeministri Kurti racional, opozita e pabesueshme

Gazeta Express

03/02/2020 18:48

Zgjedhjet e 6 tetorit 2019 ia dhanë shansin opozitës që ta udhëheq vendin, që dmth. u votu një rotacion i plotë i pushtetit, në mënyrë demokratike, pa revolucion. Ky është sukses i Kosovës por edhe rezultat i dorëheqjës së Kryeministrit Haradinaj. Kryeministri Albin Kurti, besoj e di se me popullizëm fitohen do vota më shumë, por nuk forcohet  shteti dhe as nuk reformohet shoqëria!?

Halil Matoshi

Lexo Edhe:

Sa për parimet e proklamuara qe Albin Kurti po i shkel një nga një, më s’miri është ai ta rimendojë ‘trikun’ dhe t’i lyp t’falur publikut!?

Sepse shumë nga ato “parime” vërtetë kanë qenë ose të ndërtuara mbi postulate të gabuara ose thjesht janë floskula demagogjike!?

Por ai duhet të mos e shkel kryeparimin, t’ia besojë lirinë ligjit!?

Personalisht kam për t’ia njohur të drejtën e evoluimit dhe ndryshimit, në mësymjen e tij legjitime për t’u bërë burrështeti normal.

Sepse ai po vjen tek qendrimet e mia, jo unë tek të tijat! Ndihem mirë që nuk i kam hy kurrë në hak edhe pse kam qenë kritik i rreptë i politikave të tij dhe nga sot e njoh për aleat në mbrojtjen e rendit kushtetues dhe atë simbolik të Kosovës, për çka ndjekësit e kauzës së tij ende janë konfuz e s’dijnë tutje as çka po ndodhë, sepse flamuri lara-lara tash ka fuqi ikonike para të cilës Albin Kurti u betu si përfaqësues i popullit dhe si Kryeministër!

a) Nëse Albin Kurti ia del ta ruaj Kosovën e 17 shkurtit, territorin e saj kushtetues dhe dinjitetin e Republikës, (duke mos e lënë diplomacinë e saj në duer militantësh partiakë, rrugaqësh t’pa shkollë e shoferësh, unë si rival politik, do ta duartrokas fort!

b) Nëse Albin Kurti arrinë ta frenojë korrupsionin e nepotizmin, përmes forcimit të sundimit të ligjit, do ta falenderoj publikisht!

c) Nëse arrinë me ua mbyllë derën analfabetëve funksional, për t’i mbajtur jashtë sistemit, duke i dhënë kredibilitet konkursit publik, bravo i qoftë!

COMMENT

Këto ndryshime kërkojnë mendje, guxim dhe art kulmor e jo logjikë mujshore, tjerat janë rutinë qeverisëse!

LAUDATIO PËR RAMUSH HARADINAJ

  1. Jam krenar dhe ballëhapur që gjatë qeverisjës Haradinaj i kam shērby Atdheut tim Kosovës, me dinjitet dhe integritet brenda dijeve të mia profesionale, pa e abuzu asnjë eurocent nga paraja publike.
  1. Kosova e ka sot një strukturë solide, profesioniste e kredibile të sigurisë, FSK, AKI dhe Polici, për çka meritat kryesore i ka Kryeministri Haradinaj.
  1. Haradinaj ka ruajtur edhe duke pagu çmim të lartë politik, resurset nacionale, Trepça 100% e Kosovës, kurse tregu i lirë është ndarë nga epoka e kolonizimit nga Serbia.
  1. Dhe është zbrapsur ndikimi rus (doktrina Gerasimov) që mësynte destabilizimin e Kosovës dhe rajonit tonë, përmes kercënimeve hibride;
  1. Kryeministrin Haradinaj e falemnderoj që përmes tarifës 100% ia ktheu dinjitetin qytetarit shqiptar të Kosovës dhe institucionit të Kryeministrit, njëherit delegjitimoi ndarjën e Atdheut!

COMMENT 2

Pritjet e popullit janë shumë të mëdha, për shkak të popullizmit të VV, por lideri i saj, dua të besoj, që nuk do të bie viktimë e sindromit të Vitit Zero dhe as e integristëve folkloristë.

Ai e di se Qeveria Haradinaj e bëri vendin me ushtri (edhe me votën e Vetëvendosje, natyrisht); ai duhet ta dijë po ashtu, se borxhi publik në Kosovë është më i ulti në rajon (rreth 17%) ndërsa rritja ekonomike më e larta, rreth 4.2% kurse janë mbyllur temat e disa kategorive sociale si arsimtarët e viteve ‘90, personat e dhunuar në luftë, pagat e policëve të rënë në detyrë etj.

INTERTEXT

Suspendimi i tarifës, pa njohje nga shteti serb (ose pa asnjë kundërvlerë me ndikim ndërkombëtar, liberalizimi i vizave, karriga në OKB dhe mejanizmat tjerë ndërkombëtar) çon pashmangshëm në kthimin e Kosovës më 16 shkurt, 2008!?

EPILOG

  • Kosova është një demokraci e konsoliduar. Kauza e shtetit sovran kosovar kapërcen kufijt e ideologjive partiake në kontekstin shqiptar dhe rajonal.
  • Nga dita e sotit, Albin Kurtin kam për ta mbrojtur për çdo punë e veprim të mirë që avanson Republukën e Kosovës dhe cilësinë e jetës së qytetarëve dhe kam pēr ta kritiku ashpër, për çdo dështim apo gabim.
  • Kosova e 17 shkurtit është projekt i përhershëm dhe i panegociueshëm, prandaj shpresoj që, sidomos LDK (që përhershmëninë e Republikës e ka etablu në dokumentet partiake) në harmonizim me partnerin e saj qeverisës, di t’i identifikojnë dhe mbrojnë interesat madhore të Kosovës. 

POST SCRIPTUM PËR OPOZITËN

Panshqiptarizmën dhe nacionalizmin majtist (si popullizēm) opozita sot në Kuvend,  tentoi t’ia grabis Albin Kurtit nga kontoja e tij!?

Gabim. Ai e ka ekskluzivitetin.

Ajo çka dëgjuen sot në Kuvend është ekstremisht manifestim i padijes dhe ‘botës së vjetër’, sepse t’i kërkosh zotëri Kurtit ta nxjerrë në pah idenë e bashkimit kombëtar, tashti, kur ka pranu postin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, është hipokrizi dhe mohim i të drejtës së kalimit nga ideja e revolucionit tek ajo e evolucionit.

Kurti e ka mbyllë këtë temë ditën kur është betu si deputet i Kuvendit.

Dmth. Opozita po e mashtron vet publikun, sepse në nëndije e paska shpërbâmjen e Kosovës së 17 shkurtit dhe aneksinin e saj ni shteti tjetër dhe me sherr po tenton t’ia përshkruaj pushtetit!?

Opozitarët (pak nga ta dijnë me shkru!?) paskan porositë fjalime t’bukura, me fare pak të vërteta (rezistenca e Kurtit ndaj procesit negociator të Rambouillet-së dhe Vienës, Pakos Ahtisaari, Kushtetutës dhe rendit simbolik të Kosovës), gjysmë të vërteta (raportit ndaj dialogut me Serbinë dhe qasja ndaj aleatëve strategjik të vendit) dhe me të vërteta të fabrikuara nga pushteti (lidhja e Albin Kurtit me Synin e popullit etj.)

Opozita po flet sot pa asnji ndryshim kursi, në suaza të mendësisë së saj politike për ç’arsy edhe i ka humbur zgjedhjet e gjashtë tetorit, pa keqardhje e pa pardon, madje me një dozë triumfaliste, sikur t’ishte fituese e zgjedhjeve!? Do të ishte etike  që opizita sëpari me u reformu vet, me bâ apologji për ato veprime që nuk janë bërë mirë dhe natyrisht me dhënë llogari për gabimet!

Për me e rifitu besueshmeninë e publikut. 

Sot, janë të pabesueshëm edhe në temat që e drejta dhe e vërteta është në anën e tyre.

Është blloku vetingu e në anën tjetër e akuzojnë Kurtin për qëndrim kundër aleatëve, është blloku reforma zgjedhore dhe vajtojnë pse s’ka ministra nga Dukagjini e Drenica!? 

Kur dihet se Kosova ka vetëm një zonë zgjedhore dhe deputeti nga Vitia ose Kamenica e përfaqëson Dukagjinin dhe Drenicën!?

Opozita po e paragjykon Albinin, mos ai ka për ta cënu sovranitetin e Kosovës ose ka për t’i bërë konçesione tjera!? 

Duhet me konstatu se Albini ende as me gojë dhe as me shkrim nuk ka ndërnarr asnjë veprim në këtë drejtim. Pra, fjalët e opozitës janë thjesht stereotipe ballkanike, paragjykimi i tjetrit/rivalit si tradhtar!?

Kjo opozitë (sipas standardeve të mia etike dhe politike-konstitucionale) nuk më fascionon.

Po m’lë indiferent!

E vërteta është se unë i kam shërby kauzës së Ramush Haradinajt për ta bërë diferencën, (që brenda nuk e arriti, sepse sistemi mbeti i korrumptuar) por ai arriti diçka tjetër: Ta forcojë shtetin përballë Serbisë dhe ta shquaj si ENTITET sovran dhe jo si ‘FAIL STATE’ në rajon dhe sy bote!

Zonjat e zotërinjtë opozitarë, duhet të mendojnë e gjejnë diçka më thelbësore se si ta bëjnë vetën më të besueshëm e realistë, sepse sot nuk u ndjeva një nga ta!?

Hidhni letrat e mëritë e shpifura, konspiracionet dhe frikat joracionale sepse janë këshilltarë të këqinj dhe rëndom shpiejnë në dhunë.

Dhuna dhe destabilizimi i shtetit kosovar është intetes dhe madje fitorja e parë e Rusisë, këndejpari.

Shmangeni!

Paç fat Kosovë!