Anëtarë të ekuipazhit të një anijeje franceze të mallrave u plagosën pas një sulmi në Ngushticën e Hormuzit nga Todd Symons dhe Lucas Lilieholm
Një kompani franceze e transportit detar ka bërë të ditur se disa anëtarë të ekuipazhit në bordin e një prej anijeve të saj të mallrave janë plagosur dhe anija është dëmtuar pasi u vu në shënjestër në Ngushticën e Hormuzit të martën, shkruan CNN.
Anija CMA San Antonio po kalonte përmes ngushticës një ditë më parë dhe besohet se është goditur nga një projektil.
“Anëtarët e plagosur të ekuipazhit janë evakuuar dhe po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor,” thuhet në një deklaratë të kompanisë të mërkurën.
“CMA CGM po e monitoron nga afër situatën dhe mbetet plotësisht e angazhuar së bashku me ekuipazhin,” shtohet më tej.
Agjencia detare përgjegjëse për këtë rrugë ujore, UKMTO, raportoi se një anije mallrash ishte goditur nga një “projektil i panjohur” të martën, pa e përmendur emrin e anijes së përfshirë.