Kroacia mposhti sonte Francën në ndeshjen e xhiros së katërt të Grupit 1 në Ligën A në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kroatët fituan në udhëtim me rezultatin minimal 0:1, shkruan Gazeta Express.
Golin e vetëm dhe të fitores për mysafirët e shënoi Luka Modric nga pika e bardhë.
Kjo ishte hera e parë në histori që Kombëtarja e Kroacisë shënoi fitore ndaj asaj të Francës.
Nga nëntë përballjet paraprake, francezët triumfuan në gjashtë prej tyre, teksa tri tjera ishin mbyllur baras. /Gazeta Express/