Kroaci: Rrëzohet një aeroplan i vogël, 4 të vdekur, 2 të zhdukur - Gazeta Express
string(61) "kroaci-rrezohet-nje-aeroplan-i-vogel-4-te-vdekur-2-te-zhdukur"

Gazeta Express

04/06/2026 18:22

Kroaci: Rrëzohet një aeroplan i vogël, 4 të vdekur, 2 të zhdukur

Gazeta Express

04/06/2026 18:22

Katër persona kanë humbur jetën sot pasi një aeroplan i vogël u rrëzua pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë.

“Sipas informacionit që është aktualisht në dispozicion, katër persona kanë humbur jetën “, tha policia, teksa nuk janë dhënë detaje të tjera.

Sipas raportimeve nga mediat kroate, operacionet e kërkimit janë duke u zhvilluar, ndërsa ekipet e shpëtimit kërkojnë dy persona të tjerë, transmeton albinfo.ch.

Agjencia zyrtare e lajmeve HINA raportoi se ishte një aeroplan gjerman që u nis nga Austria.

Advertisement
Advertisement
Advertisement