Qeveria e Albin Kurtit gjatë gjithë mandatit u njoh për kritikat e shpeshta e të ashpra ndaj sistemit të drejtësisë në Kosovë. Para se SHBA të ndëshkonte me pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik, Kurti shënjestroi Gjykatën Kushtetuese gjatë një fjalimi në Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosjes.
Por, më e kujdesshme u tregua në raport me Gjykatën Speciale pavarësisht se pati ankesa se kjo gjykatë po shkelte të drejtat e njeriut në raport me të akuzuarit në Hagë.
Për këtë sot një pyetje ia parashtroi gazetari i T7 ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili doli në konferencë pas një mbledhjeje të qeverisë.
“Si Lëvizje Vetëvendosje edhe pa qenë në qeveri ne kemi kundërshtuar kur ka qenë koha, kur është votuar në Kuvend. Kemi bërë lutje, kemi bërë kërkesa, ka fjalime të panumërta të deputetëve që si opozitë kishte paralajmëruar këto që po ndodhin. Prandaj, kundërshtimi është bërë kur ka qenë koha dhe nevoja dhe pikërisht atëherë ne jemi quajtur persona se po duam të bëjmë pengesa dhe se jemi kundër shtetit e Kosovës”, tha Murati.
Në këtë konferencë, Murati kishte folur për këtë çështje edhe para kësaj pyetje.
“Për sa i përket Gjykatës Speciale ne kemi kundërshtuar qysh në fillim, një gjykatë që gjykon monetnikisht, pra vetëm një etni, kemi qenë kundër që të bëhet një proces i tillë. Kjo është dëshmuar edhe gjatë procesit të votimit të asaj kohe, kemi kundërshtuar, refuzuar dhe sot po e shohim që problemet që po sjellin dhe nuk qëndron ajo që na ishte thënë atëherë që do të bëhet vetëm një gjykim apo pastrim i imazhit të luftës çlirimtare. Ne shpresojmë, besojmë dhe urojmë, pra, në pafajësinë që gjykata megjithatë të nxjerrë verdiktin e pafajësisë për të gjithë atë që po gjykohen atje dhe të kthehen këtu dhe pastaj janë çështje të tjera se çfarë ka ndodhur pra gjatë procesit të qeverisjeve”./Express/
FTESE PËR PJESEMARRJE Ne procedurën e tenderit/gares për dhënien/perzgjedhjen e shërbimit të qirasë për automjete të pablinduara, pa shoferë,...