Raportohet se Rusia mori kontrollin e dy fshatrave në lindje të Ukrainës - Gazeta Express
string(72) "raportohet-se-rusia-mori-kontrollin-e-dy-fshatrave-ne-lindje-te-ukraines"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 12:53

Raportohet se Rusia mori kontrollin e dy fshatrave në lindje të Ukrainës

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 12:53

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj kanë marrë kontrollin e dy fshatrave në Ukrainën lindore.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS raportoi se Rusia ka marrë kontrollin e Muravkës, një fshat në rajonin e Donetskut dhe fshatit Novoivanivka në zonën fqinje të Zaporizhzhisë.

Sky Neës nuk mundi ta verifikonte në mënyrë të pavarur raportin, përcjell A2 CNN.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se ishte i zhgënjyer me Vladimir Putinin, teksa luftimet në Ukrainë vijojnë.

Po ashtu, Trump i kërkoi shteteve anëtare të NATO-s të mos blejnë më naftë ruse, pasi sipas tij, kjo do të ndihmonte që t’i jepej fund luftës.

Edhe Presidenti Volodymyr Zelensky kërkoi më shumë presion ndaj Rusisë, në mënyrë që Putin t’i japë fund luftimeve në Ukrainë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement