Krejt si Kresha! Reperi me familjen festojnë ditëlindjen e vajzës - Gazeta Express

Krejt si Kresha! Reperi me familjen festojnë ditëlindjen e vajzës

Instant

Gazeta Express

07/06/2021 13:00

Një kopje e tij. Kresha feston ditëlindjen e vajzës në jug.

Një vit më parë, reperi shumë i dashur për publikun, MC Kresha u bë baba për herë të parë dhe si fryt i dashurisë me Erzinën, erdhi në jetë një vajzë.

Në muajt e parë pas lindjes, çifti qëndruan në Kanada, por së fundmi familja është kthyer në atdhe dhe fundjavën që lamë pas, ata kanë festuar 1 vjetorin e vajzës në bregdetin e jugut.

Kresha dhe Erzina e kanë festuar ditëlindjen e vajzës Iza me një rreth të ngushtë të familjarëve dhe miqve, në një nga resortet më luksoze të jugut.

“Prive” ka siguruar edhe këtë foto të rrallë, ku familja shfaqet së bashku dhe vihet re se Iza është kopje e babit.