Krasniqi shkëlqen në fund, Legia shpëton një pikë në Gdynia - Gazeta Express
string(58) "krasniqi-shkelqen-ne-fund-legia-shpeton-nje-pike-ne-gdynia"

Sport

Gazeta Express

07/02/2026 17:14

Krasniqi shkëlqen në fund, Legia shpëton një pikë në Gdynia

Sport

Gazeta Express

07/02/2026 17:14

Legia Varshava ka arritur të shmangë humbjen në udhëtim ndaj Arka Gdynias, duke barazuar 2-2 në kuadër të javës së 20-të të elitës së futbollit polak.

Heroi i mbrëmjes për skuadrën nga Varshava ishte Ermal Krasniqi, i cili me një paraqitje fantastike në minutat e fundit të ndeshjes, u shndërrua në faktor vendimtar për rezultatin final.

Reprezentuesi i Kosovës tregoi qartazi formën e tij të mirë, duke regjistruar dy asistime brenda pak minutash. Në minutën e 90-të, Krasniqi shërbeu saktë për Emre Çolak, i cili realizoi golin që rihapi takimin (2-1).

Vetëm pak çaste më vonë, e njëjta dyshe bashkëpunoi sërish, ku pas një tjetër asistimi të Krasniqit, Çolak shënoi në minutën e 94-të, duke i siguruar Legias një pikë shumë të vlefshme nga kjo transfertë e vështirë.

Me këto dy asistime, 27-vjeçari tani numëron katër asistime dhe dy gola në 16 paraqitje në kampionatin polak, duke konfirmuar rëndësinë e tij në skuadër dhe rolin gjithnjë e më të madh në repartin ofensiv të Legias.

Legia Varshava vazhdon garën në kampionat, ndërsa Krasniqi po dëshmon se është një nga elementët kyç të ekipit këtë sezon. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement