Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Gazetën Express se një person ka vdekur si pasojë e rënies nga një objekt derisa ishte duke punuar.
Viktima 43 vjeçare s’kishte arritur që të mbijetonte plagët dhe vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Për këtë rast kanë nisur tashmë hetimet edhe nga Prokuroria dhe Inspektorati i Punës.
“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj -Prishtinë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt) derisa ishte duke punuar. Viktima mashkull, 43vjeç, nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast”, ka thënë Flora Ahmeti për Express.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...