Kosovari i bën për spital dy persona në Austri - Gazeta Express
string(48) "kosovari-i-ben-per-spital-dy-persona-ne-austri-2"

Kosovari i bën për spital dy persona në Austri

Lajme

Gazeta Express

06/12/2022 10:40

Mediat austriake shkruajnë se një shtetas 33-vjeçar kosovar dhe dy banuesit e bllokut janë grindur në një apartament në Klagenfurt, përcjell albinfo.ch.

Raportohet se gjatë këtij sherri, i dyshuari shqiptar ka goditur disa herë një 21-vjeçar, duke ia humbur vetëdijen për një kohë të shkurtër.

Lexo Edhe:

Mediat austriake shkruajnë se ngjarja është vëzhguar nga nëna e të dyve të sulmuar, e cila ka lajmëruar edhe policinë, ku këta të fundit edhe janë arrestuar.

Ndaj të dyshuarit është shqiptuar ndalim i hyrjes dhe afrimit si dhe ndalim i përkohshëm i armëve. Ai gjithashtu u raportua për sulm në prokurorin publik të Klagenfurt.