Kosovari e shndërron kopshtin e tij në një vendpushim interesant për britanikët - Gazeta Express
string(79) "kosovari-e-shnderron-kopshtin-e-tij-ne-nje-vendpushim-interesant-per-britaniket"

Kosovari e shndërron kopshtin e tij në një vendpushim interesant për britanikët

Gazeta Express

22/09/2020 23:53

Pronari kosovar i një pubi në Angli ka shndërruar kopshtin e tij në një resor spanjoll me një vaskë të nxehtë, tërrasa dhe një pishinë gome

Xhemal Zeqiri dhe e dashura e tij Valentina Filip ka transformuar lokalin e tij, “The Jolly Anglers” në Readin të Berks gjatë vetizolimit duke e ndryshuar tërësisht atë.

Lexo Edhe:

Pubi më parë kishte një tavolinë pikniku dhe stafi mendonte se “njerëzit do të frikësoheshin të shkojnë aty”.

Por nga pijet tani aty ka një furrë me pizza, një televizion jashtë të TV dhe në oborr ju mund të merrni edhe diell.

Aty është edhe jnë pishinë nga plastika dhe tërë qëndrimi aty gjatë ditës kushton 100 funte.

Xhemajli thotë se tërë kjo ka kushtuar 5000 funte.

Xhemajli (44), i cili u largua nga Kosova 22 vite më parë për shkak të luftës tregon se pubi ishte për meshkuj më parë.

“Ishte një pub i vjetër për burra, shumë i errët dhe njerëzit frikësoheshin të futen brenda”, thotë ai.

“I quajtur kopshti i birrës  kishte në thelb vetëm disa stola në një oborr të pafrytshëm. Kështu që vendosa të krijojë diçka që nuk është parë më parë në pube”.

“Është paksa speciale. Jam i kualifikuar si inxhinier mekanike. Kështu që shikoja për mundësi. Derisa përfundoi vetizolomi, ne i paketuam. Njerëzit e duan këtë”.

Valentina (32), e cila ishte prezantuese dhe modele në TV në vendlindjen e saj në Rumani thotë se vendi ishte i tmerrshëm përpara.

“Ky vend, ishte i tmerrshëm përpara, po tani jemi shumë të zënë më punë”.

“Ne kemi shumë konsumator të rregullt që vazhdojnë të vinë”.

Shumicën e orendive çifti i mori nga dora e dytë me çmim tepër të vogël shkaku i pandemisë.

Ata paguan vetëm 100 funte për një pishinë, rreth 800 funte për stolisjen të cilat i montuan vet.

TV dhe pishina e nxehtë ishin më të shtrenjtat, kushtuan afër 4000 funte.

Pavarësisht se ata kanë një djalë të vogël që quhet Amir, çifti punojë shumë dhe transformojë katin e dytë të pubit në një vend me katër dhoma me nga një shtrat ku mund të hani mëngjes.

Pubi besohet se është i vetmi në Britani që ka një pishinë dhe një vaskë me ujë të nxehtë dhe është bërë hit tek vendorët.

“Pi në këtë lokal për 15 vite”, tha konsumatori Andrew Knox.

“Përpara, kishte pak tabela pikniku, ishte shumë i thjesht. Tani është si një resor i vogël pushimi spanjoll. Është shumë ndryshe”.

“Duket bukur! Keni punuar shumë dhe keni krijuar një hapësirë të dashur”, thotë një komentues në Facebook.

“Awww, duket absolutisht i mahnitshëm, vetëm dy minuta larg, vetëm duhet larguar pak më tutje”. /GazetaExpress/