Kosova vendos regjim vizash për shtetasit e Rusisë - Gazeta Express
string(50) "kosova-vendos-regjim-vizash-per-shtetasit-e-rusise"

Kosova vendos regjim vizash për shtetasit e Rusisë

Lajme

Gazeta Express

30/09/2022 16:17

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të vendosë regjimin e vizave për shtetasit e Rusisë.

Kryeministri Albin Kurti tha se shtetasit rusë me pasaportë të rregullt, zyrtare e diplomatike si dhe ata që kanë lejeqëndrimi biometrik të lëshuar nga shtetet e Schengenit do të obligohen të pajisen me vizë të Kosovës. për të hyrje, tranzit dhe qëndrim në Kosovë raporton  Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Të gjithë shtetasit e Federatës ruse me pasaportë të rregullt apo diplomatike dhe ata që kanë lejeqëndrim biometrik valid të lëshuar nga shtetet e zonës Schengen do të duhet të pajisen me vizë për hyrje në Kosovë”, tha Kurti.

Zëvendësministrja e MPJD-së, Liza Gashi, ka thënë se propozimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, është në koherencë me vendimin e BE-së

“Për shtetasit e federatës ruse dhe obligimet e tyre për pajisje me vizë hyrëse në Republikën e Kosovës pa dallim. Ky propozim i MPJD-së është në raport me obligimet ndërkombëtare që Kosova ka marrë në koherencë me vendimin e fundit të BE-së për pezullimin e marrëveshjes për lehtësimin të marrjes së vizave Schengen për shtetasit rusë”, u shpreh ajo.