Deçan, lëndohet në këmbë pasi i shkrep arma nga pakujdesia - Gazeta Express
string(57) "decan-lendohet-ne-kembe-pasi-i-shkrep-arma-nga-pakujdesia"

Lajme

Gazeta Express

05/07/2026 9:14

Deçan, lëndohet në këmbë pasi i shkrep arma nga pakujdesia

Lajme

Gazeta Express

05/07/2026 9:14

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF në Deçan, pasi kishte pësuar lëndim në këmbë nga një armë.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 3 korrik rreth orës 23:00. I dyshuari, mashkull kosovar, gjatë intervistimit ka deklaruar se, derisa ndodhej në vendin e quajtur Bjeshka e Roshkodolit, nga pakujdesia i kishte shkrepur pushka ajrore, duke i shkaktuar lëndim në gishtin e këmbës.

Policia ka konfiskuar një pushkë ajrore.

Njoftimi i plotë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE & VETËLËNDIM/Deçan / 03.07.2026 – 23:00. Është raportuar se i dyshuari m/k kishte kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Deçan për shkak të lëndimit në këmbë të shkaktuar nga arma. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i cili ka deklaruar se derisa kishte qenë në vendin e quajtur Bjeshka e Roshkodolit nga pakujdesia i ka shkrepur pushka ajrore dhe i ka shkaktuar lëndim në gishtin e këmbës. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë ajrore, në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila procedohet në procedur të rregullt.

Advertisement
Advertisement
Advertisement