Kosova pësoi humbje nga Sllovenia - Gazeta Express
string(33) "kosova-pesoi-humbje-nga-sllovenia"

Kosova pësoi humbje nga Sllovenia

Sport

Gazeta Express

16/10/2022 23:29

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë kualifikuese për “Euro 2024”.

Pas humbjes nga Mali i Zi, “Dardanët” pësuan humbje nga favoritët e grupit, Sllovenia, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, përfundoi me rezultatin 24:29.

Egzon Gjuka me 7 gola nga 11 tentime dhe Drilon Tahirukaj me 5 gola nga po aq tentime, ishin dy hendbollistët më të dalluar te Kosova.

Blaz Janc me 6 gola nga 6 tentime u dallua te sllovenët.

Sllovenia është e dyta në Grupin 7 me 4 pikë, kurse Kosova është e treta dhe pa pikë.

Ndeshja e treta në grup do të zhvillohen në mars të vitit të ardhshëm.

Në këtë raund, Kosova do të jetë nikoqire e Bosnje-Hercegovinës. /Gazeta Express/