Kosova nuk mund të shkoj, me pranga në duar në Uashington - Gazeta Express
string(56) "kosova-nuk-mund-te-shkoj-me-pranga-ne-duar-ne-uashington"

Gazeta Express

24/06/2020 19:24

Kosova nuk mund të shkoj, me pranga në duar në Uashington

Gazeta Express

24/06/2020 19:24

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, janë në një proces hetimi nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës, pasi Prokurori special ka dorëzuar më 24 Prill një aktakuzë me dhjetë pika kundër tyre. 

Njoftimi i zyrës së Prokurorit special bëhet tre ditë para takimit Kosovë Serbi në Shtëpinë e Bardhë, dhe dy muaj pasi është dorëzuar në Gjykatë.  

Lexo Edhe:

Sado të jesh neutral në këtë histori, është e dukshme, se fakti që kemi të bëjmë me njoftim për akuzën disa muaj pas dorëzimit të saj dhe tre ditë para takimit në Uashington, dhe jo me ndonjë padi të konfirmuar, është goditje politike për Kosovën.  

Përdorimi i njoftimit të dorëzmit të aktakuzës për qëllime politike në këtë rast është flagrant, dhe praktikisht asgjeson autoritetin e delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë.  

Akoma më e pafavorshme, është, që ne sot të ngrejmë teori konspiracioni rreth Gjykatës Speciale dhe përzierjen e politikave evropiane kundër SHBA në këtë histori. Në çdo rast Kosova do të dal e humbur.  

Fakti është se Delegacioni i Kosovës në Uashington është gjymtuar. Kosova ka tashmë nën akuzë Presidentin e Republikës, ish kryeministrin, ish kryetarin e parlamentit dhe disa figura të tjera të dorës së dytë. 

Në këto kushte delegacioni i Kosovës në Uashington, do të përballet me agresorët serb, jo si viktimë, por padrejtësisht si agresorë dhe kjo e bën qeshrakë atë takim.  

Njoftimi politik i zyrës së Prokurorit Special nuk ka dëmtuar Hashim Thaçin por takimin e Uashingtonit. Ndaj ky takim nuk ma kuptim. Atë duhet ta anuloj i gjithë delegacioni i Kosovës, duke ju falenderuar SHBA për vullnetin e saj për ta çuar para zgjidhjen e problemit mes shqiptarëve dhe serbëve, por duke pritur qartësimin e aktakuzave dhe gjykimin e tyre. 

Shqiptarët dhe serbët, nuk mund të bisedojnë me njëri tjetrin, në një tavolinë, ku gjysma e delegacionit i ka duart në zinxhirët e prangave.  

Anulimi i takimit në Uashington, është respekt real ndaj SHBA dhe Presidentit të saj që kërkon ta nxis këtë proces.  Kjo nuk e dështon iniciativën e tij, por e bën të domosdoshme nevojën për bisedime në kushte të barabarta. 

Njoftimimi i zyrës së Prokurorit, nuk është bërë për të damkosur HashimThaçin. Ky njoftim është bërë për të prishur pikërisht takimin e Uashingtonit. 

Hashim Thaçi nuk ka pse ndjehet as i shqetësuar dhe as i frustruar nga kjo lëvizje. Asnjë politikan i Kosovës deri më sot nuk ka humbur politikisht pse është ballafaquar me akuzat e Gjykatës së Hagës. Përkundrazi shumë prej tyre janë në politikë vetëm fal këtyre akuzave që nuk janë provuar. Dhe këtu nuk po flasim ende për padi penale, por për një taktikë të marrëdhënieve publike të Zyrës së prokurorit të specializuar.  

Në rafshin personal, kjo është e vetmja gjë që i jep vlerë figurës së tij politike dhe i jep më shumë jetë karrierës së tij politike.  

Por në rrafshin kombëtar, publikimi i aktakuzës ndaj tij, para një takimi historik , është goditje nën brez për Kosovën dhe përpjekje për ta kthyer agresorët serb në viktima dhe shqiptarët në agresorë.  

Historia nuk mund të përmbyset me deklarata prokurorësh që duan të përdorin politikën ndërkomëbtare për tu bërë të rëndësishëm në punën e tyre.  

Nevoja për pajtim historik mes shqiptarëve dhe serbëve , nuk mund të tejkaloj të vërtetën historike, që shqiptarët ishin vitkima të serbëve në këtë histori. Dhe nëse kjo e vërtet nuk respektohet, çdo paqe do të jetë fallco, e padenjë dhe e paqëndrueshme.