Kosova niset për në Gjermani, ku do të përballet me Rusinë për EURO 2021 - Gazeta Express
string(71) "kosova-niset-per-ne-gjermani-ku-do-te-perballet-me-rusine-per-euro-2021"

Gazeta Express

03/03/2020 13:04

Kosova niset për në Gjermani, ku do të përballet me Rusinë për EURO 2021

Gazeta Express

03/03/2020 13:04

Ekipi kombëtar i vajzave të Kosovës do të niset sot për në Wiesbaden të Gjermanisë, ku të premten në orën 18:00 do ta zhvillojë ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2021 kundër Kombëtares së Rusisë.

Sot në mesditë, ekipi kombëtar i Kosovës, i shoqëruar nga trajnerja Afërdita Fazlija dhe anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Vjollcë Krasniqi, do të niset për në Gjermani, raporton Gazeta Express.

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se Dardanet do t’i zhvillojë dy seanca stërvitore të mërkurën, ndërsa edhe një tjetër të enjten.

“Para nisjes përzgjedhësja Afërdita Fazlija ka theksuar se në Gjermani udhëtojnë me synimin për një prezantim sa më të mirë dhe për rezultat pozitiv, por se janë të vetëdijshme për cilësinë e kundërshtarit”, thuhet në njoftimin e Federatës.

“Problem për ekipin e Dardaneve paraqet fakti që shumica e lojtareve ende nuk i kanë filluar garat e stinorit pranveror me skuadrat e tyre, derisa edhe kampionati vendor ka filluar vetëm në fundjavën që e lamë pas”.

Kosova deri më tani i ka zhvilluar tri ndeshje në kuadër të këtyre kualifikimeve, duke shënuar dy fitore e një humbje.

Lista e futbollistëve për ndeshjen kundër Rusisë

1.Besarta  Leci
2.Modesta Uka
3.Florentina Kolgeci
4.Fjolla  Shala
5.Feride Kastrati
6.Edona Kryeziu
7.Donjeta Halilaj
8.Valentina Limani
9.Besarta Hisenaj
10.Flutër Agaj
11.Flaka Aslanaj
12.Besiana Reçica
13.Leonora  Ejupi
14.Erëleta Memeti
15.Alberina Syla
16. Blerta Smaili
17.Liridonë Syla
18.Kaltrina Biqkaj
19.Blerta Shala
20.Lavdije Behramaj
21.Fleta  Musaj
22. Edona Kastrati
23.Besijana Pireci

Advertisement
Advertisement
Advertisement