Kosova në grup me Maltën e Qipron - Gazeta Express
string(37) "kosova-ne-grup-me-malten-e-qipron-1-1"

Kosova në grup me Maltën e Qipron

Sport

Gazeta Express

06/02/2024 17:27

Sot (e martë) në Munih të Gjermanisë është hedhur shorti për FIBA Kampionatin Evropian, Shtetet e Vogla, si dhe grupmoshat e reja në të dyja konkurrencat. 

Për herë të parë në vendin tonë do të mbahet FIBA Kampionati Evropian për Shtetet e Vogla në konkurrencën e femrave.

Lexo Edhe:

Vashat Dardane ndodhen në Grupin A, ku do të ndeshen me Qipron dhe Maltën. Ndërkohë, në grupin tjetër janë caktuar: Norvegjia, Shqipëria, Andorra, Armenia. Ky Kampionat mbahet në kryeqytetin e Kosovës nga 25 deri më 30 qershor 2024.

Ndërkohë, Kosova U20 te meshkujt që garojnë në Divizionin B, do të jetë në Grupin C, së bashku me Suedinë, Hungarinë, Armeninë, Ukrainën dhe Moldavinë. 

Kosova gjatë verës do të organizojë edhe FIBA Kampionatin Evropian, U18 te femrat, Divizioni C. Edhe vashat e reja të Kosovës do të ndeshen me Qipron dhe Maltën, kurse në Grupin B janë: Shqipëria, Gjeorgjia, Armenia dhe Azerbajxhani.

Në konkurrencën e meshkujve U18, Kosova është në Grupin B, së bashku me Estoninë, Poloninë, Islandën, Hungarinë dhe Zvicrën.

Kosova U16 te femrat është caktuar në grup me Sllovakinë, Ukrainën, Islandën dhe Turqinë. Ky Kampionat mbahet në Konya të Turqisë më 15-24 gusht 2024.

Në konkurrencën e meshkujve, Dardanët e rinj janë në grup me San Marinon, Gjibraltarin dhe Armeninë. Ky kampionat zhvillohet në Durrës të Shqipërisë.

Në short kanë qenë të pranishëm nga Kosova, Menaxheri i Përfaqësueseve të Kosovës dhe Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm, Adriatik Rraci dhe Menaxherja e Eventeve dhe Basketbollit 3×3, Artina Hasani.

Shorti

FIBA Women’s European Championship for Small Countries

Prishtinë, Kosovë 25-30 qershor 2024

Grupi A

Qipro

Malta

Kosova

FIBA U20 EuroBasket Division B

Pitesti, Rumani 12-21 korrik 2024

Grupi C

Suedia

Hungaria

Armenia

Ukraina

Kosova

Moldavia

FIBA U18 Women’s EuroBasket Division C

Prishtinë, Kosovë 23-28 korrik 2024

Grupi A

Malta

Qipro

Kosova

FIBA U18 EuroBasket Division B

Shkup, Maqedoni, 26 korrik-4 gusht 2024

Grupi B

Estonia

Polonia

Islanda

Hungaria

Zvicra

Kosova

FIBA U16 Women’s EuroBasket, Division B

Konya, Turqi 15-24 gusht 2024

Grupi C

Sllovakia

Kosova

Ukraina

Irlanda

Turqia

FIBA U16 EuroBasket Division C

Durrës, Shqipëri 9-14 korrik 2024

Grupi B

San Marino

Kosova

Gjibraltari

Armenia