Kosova, në grup me Austrinë e Italinë në kualifikimet për Botëror - Gazeta Express
string(64) "kosova-ne-grup-me-austrine-e-italine-ne-kualifikimet-per-boteror"

Kosova, në grup me Austrinë e Italinë në kualifikimet për Botëror

Gazeta Express

08/07/2020 15:29

Ekipit kombëtar të vajzave të Kosovës në hendboll u ka rënë shorti të luajtë në grupin e katërt të fazës së parë të kualifikimeve për Botërorin 2021.

Kosova nuk pati shumë fat në këtë short, pasi që i ra të garojë në një grup me Austrinë dhe Italisë. Megjithatë Federata e Hendbollit e Kosovës thotë se synimi mbetet i njëjtë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Kosova është në një grup me Austrinë dhe Italinë. Shorti nuk vlerësohet i lehtë, por synim i Kosovës do të jetë kualifikimi në fazën tjetër”, thuhet në njoftimin e Federatës.

Dardanet duhet ta marrin njërën nga dy pozitat e para në grup për t’u kualifikuar për në fazën tjetër.

Ndeshjet do të luhen prej 27 deri më 29 nëntor apo prej 4 deri më 6 dhjetor të ktij viti. Ndeshjet e grupit të Kosovës pritet të luhen në Austri. /Gazeta Express/