Kosova mundet nga Maqedonia Veriore - Gazeta Express
string(35) "kosova-mundet-nga-maqedonia-veriore"

Basketboll

Gazeta Express

10/07/2022 10:23

Kosova mundet nga Maqedonia Veriore

Basketboll

Gazeta Express

10/07/2022 10:23

Kosova është mundur nga Maqedonia Veriore me rezultat 69:83 (20:16, 9:18, 16:24, 24:25), në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për femra U20, që po zhvillohet pikërisht në Shkup.

Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, por dardanet në fund luftuan dhe me një seri prej 7:0, e mbyllën këtë pjesë 20:16. Edhe periudha e dytë ishte kryesisht e barabartë, por vendaset shkëputen në fund, për të shkuar në pushim me rezultat 29:34.

Lexo Edhe:

Maqedonaset arritën të krijojnë epërsi prej dhjetë pikësh, 29:39, por një seri e suksesshme e vashave të Kosovës bëri që të afrojnë rezultatin në 40:41, megjithatë, vendaset sërish u shkëputën, ku rezultati pas 30 minutash ishte 45:58.

Kosova tentoi rikthimin në periudhën e fundit, por nuk arriti qëllimit dhe pësoi 69:83. Te Kosova u dalluan Anita Grainca me 14 pikë e tetë kërcime, Agnesa Rrahmani me 22 pikë dhe Astera Tuhina me 15.

Ndeshjen e ardhshme Kosova e zhvillon ndaj Kroacisë, të dielën nga ora 18:45.