Kosova merr një lajm të madh nga CEV, do të organizojë raundin kualifikues të Evropianit U17 - Gazeta Express
string(91) "kosova-merr-nje-lajm-te-madh-nga-cev-do-te-organizoje-raundin-kualifikues-te-evropianit-u17"

Kosova merr një lajm të madh nga CEV, do të organizojë raundin kualifikues të Evropianit U17

Sport

Gazeta Express

27/01/2023 21:52

Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV) ka përcaktuar Kosovën si organizatore të raundit të dytë kualifikues të Kampionatit Evropian për grupmoshën U17, i cili do të zhvillohet mes datave 21-23 prill 2023.

Ndeshjet do të zhvillohen në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, derisa Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) e ka vlerësuar këtë si “një lajm fantastik për komunitetin kosovar të volejbollit”, me FVK-në që jo për të parën herë merr dritën e gjelbër nga institucioni më i lart evropian i volejbollit për të organizuar një garë të një niveli të rëndësishëm, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kosova është pjesë e Grupit E, së bashku me Ukrainën, Blegjikën dhe Estoninë dhe nuk do të ketë përballje të lehta përballë skuadrave që i ka në grup.

Vashat kosovare U17, të cilat bënë historinë duke arritur në këtë fazë falë paraqitjeve brilante në Ankara të Turqisë nën drejtimin e përzgjedhësit Donald Suxho, do ta kenë avantazhin e zhvillimit të ndeshjeve si nikoqire.

FVK njoftoi se do të kryejë të gjitha parapërgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e këtij raundi kualifikues. /Gazeta Express/