Kosova me fitore të madhe në udhëtim te Belgjika - Gazeta Express
string(48) "kosova-me-fitore-te-madhe-ne-udhetim-te-belgjika"

Sport

Gazeta Express

25/10/2024 22:21

Kosova me fitore të madhe në udhëtim te Belgjika

Sport

Gazeta Express

25/10/2024 22:21

Hendbollistet e Kosovës e kanë fituar ndeshjen e parë të fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2025. Të premten mbrëma në Hasselt, Kosova fitoi ndaj Belgjikës me rezultat 32:28.

Hendbollistet kosovare dominuan sidomos në pjesën e parë, që përfundoi 19:12. Në pjesën e dytë belget u afruan, por pa rrezikuar fitoren e Kosovës.

Të shtunën nga ora 18:00, Kosova luan ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Me fitore kualifikohet në plejofin e kualifikimeve për Botëror.

Kapitenia Leonora Demaj i shënoi 9 gola nga 15 tentime për Kosovën. Marigona Hajdari i shënoi 8 gola nga 11 tentime, ndërsa  Fitore Aliu i shënoi 8 gola nga 10 tentime.