Kosova gati për ndeshjet vendimtare me Luksemburgun e Sllovakinë - Gazeta Express
string(64) "kosova-gati-per-ndeshjet-vendimtare-me-luksemburgun-e-sllovakine"

Basketboll

Gazeta Express

17/02/2021 13:31

Kosova gati për ndeshjet vendimtare me Luksemburgun e Sllovakinë

Basketboll

Gazeta Express

17/02/2021 13:31

Kombëtarja e Kosovës në basketboll është e gatshme për dy ndeshjet vendimtare të saj që do t’i zhvillojë të enjten e të shtunën në Prishtinë në përpjekje për t’i kaluar parakualifikimet drejt Kampionatit Botëror të vitit 2023.

“Dardanët” të enjten prej orës 19:00 do të luajnë kundër Luksemburgut. Kurse, të shtunën në të njëjtin termin do të ballafaqohen me Sllovakinë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pjesë e këtij grupi është edhe Islanda që ndodhet e para në grup me tri fitore dhe një humbje. Kurse, Kosova dhe Sllovakia kanë nga dy fitore dhe nga dy humbje, ndërsa Luksemburgu është e fundit me një fitore dhe tri humbje.

Për të kaluar grupin, djelmoshave tanë iu duhet të shënojnë fitore ndaj Luksemburgut dhe Sllovakisë.

Nën drejtimin e përzgjedhësit, Christos Marmarinos, Kosova ka nisur grumbullimin prej javës së kaluar, ndërsa në radhët e tyre mbretëron optimizëm për të kaluar grupin.

Por, shqetësues për “Dardanët” është fakti se deshjet do të zhvillohen pa praninë e publikut shkaku i pandemisë.

Në anën tjetër, kapiteni Dardan Berisha ka thënë për T7 se skuadra verdh e kaltër është e motivuar për t’i fituar këto dy ndeshje vendimtare.

Edhe Drilon Hajrizi e ka shprehur optimizmin e tij duke theksuar se Kosova ka kapacitet për ta kaluar sfidën.

Krahas ndeshjeve të Kosovës me Luksemburgun e Sllovakinë, në Prishtinë zhvillohet edhe ndeshjet e Islandës me Sllovakinë dhe Luksemburgun.

Kronika nga T7