“Kosova është e vogël për botën, por për mua është krejt bota”, Albian Hajdari prezantohet te Kosova - Gazeta Express
string(96) "kosova-eshte-e-vogel-per-boten-por-per-mua-eshte-krejt-bota-albian-hajdari-prezantohet-te-kosova"

Futboll

Gazeta Express

07/10/2025 15:47

“Kosova është e vogël për botën, por për mua është krejt bota”, Albian Hajdari prezantohet te Kosova

Futboll

Gazeta Express

07/10/2025 15:47

Albian Hajdari është prezantuar edhe zyrtarisht tek Kombëtarja e Kosovës.

Përmes një videoje, ylli i ri i Dardanëve është prezantuar në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës në rrjetet sociale, shkruan “Gazeta Express”.

Qendërmbrojtësi i Hoffenheimit vendosi të hiqte dorë nga mundësia për të luajtur për Zvicrën, e cila e kishte ftuar disa herë, për ta ndjekur zemrën dhe për t’iu bashkuar vendit të prindërve të tij.

Dhe, në video-prezantimin e tij, Hajdari dha fjalë të mëdha rreth vendimit të tij.

“Unë jam Albian Hajdari, lojtari më i ri i Kosovës. Unë e kam marrë vendimin për Kosovën se Kosova është e vogël për botën, po për mua është krejt bota. Forca Kosova”, theksoi 22-vjeçari, i cili do të jetë në dispozicion të selektorit Franco Foda për përballjet e tetorit, kundër Sllovenisë këtë të premte dhe ndaj Suedisë të hënën që vjen. /Gazeta Express